Kryemadhi del me deklaratë të fortë, flet për një plan të errët serb që fshihet pas shembjes së Teatrit
Kryemadhi del me deklaratë të fortë, flet për një plan të errët serb që fshihet pas shembjes së Teatrit
20 MAJ 2020
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë fortë, ku hodhi dyshimet se pas shembjes së Teatrit Kombëtar mund të fshihet një plan i errët anti-shqiptar që i ka rrënjët deri në Beograd.
Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:
I tha sot Xakja një Petro-Nins i vjetër, që s’ke lexuar dot Çufon. Jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në Ballkan, jo rastësisht kemi situatën në Kosovë. Jo rastësisht kemi shqiptarët në Jugun e Serbisë që kanë probleme të mëdha me të drejtat. Pra jo pa qëllim janë disa lëvizje që kanë filluar duke cënuar kufijtë e Shqipërisë, pra eshtrat e Isa Boletinit shkojnë në Serbi. Se shkon ky toni me harta. Jo rastësisht janë larguar 600 mijë të rinj dhe të reja në vitet e fundit. Jo rastësisht, pra çfarë po ndodh? A mos i është kthyer Serbia planit të saj të vitit 1980 për kthimin e tokave shqiptare në toka sllave? Jo rastësisht ky zotëria ka transformuar totalisht identitetin tonë kombëtar, Butrintin ky do ta mbushë me kioska me qofte. Teatri Kombëtar, kullat janë paratë e drogës që do të pastrohen, dhe nëpërmjet paratë e drogës blen gojët që dalin për të thënë që të prishet teatri. Ky zotëria mos kujto se ka hall kullat për veten e tij. Ky ka hall se u ka marrë paratë paradhënie. Ky e ka patur në program në 2013-ën rikonstruksionin e plotë të teatrit.
Gazeta Sot