Kryemadhi zbulon skandalin: Vendimi për prishjen e Teatrit u firmos pa u mbledhur Këshilli Bashkiak!
Kryemadhi zbulon skandalin: Vendimi për prishjen e Teatrit u firmos pa u mbledhur Këshilli Bashkiak!
14 maji 2020
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Open”, ka deklaruar se vendimi skandaloz për shembjen e Teatrit Kombëtar, është marrë pa u mbledhur fare Këshilli Bashkiak.
Kryemadhi e bëri këtë akuzë, pas rrjedhjes në media, së dokumentit, të firmosur nga Toni Gogu, duke thënë se asaj ia ka dhënë informacionin një burim në Bashkinë e Tiranës.
“Vendimi është i falsifikuar. Është firmosur vendimi pa u mbledhur Këshilli Bashkiak, për të qenë gati.
Vetë socialistët ma thanë këtë, sepse nuk e mbajnë dot mbi kurriz.
Merrni Toni Gogun, pyeteni, t’i thërrasë prokuroria. Toni Gogu si besimtar që është, të thotë të vertetën. E ka firmosur shkresën pa u mbledhur Këshilli Bashkiak. Kjo është një gjë e turpshme“, deklaroi Kryemadhi.
Gazeta Standart