Kryemadhit i sekuestruan celularin, Ilir Meta ‘braktis’ bashkëshorten: Nuk mbaj përgjegjësi, dikur thosha…
4 Mars 2024
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.
Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.
Sipas çështjet që janë ngritur ndaj tij në SPAK, janë fabrikuar nga mercenarët dhe zarat e Ramës.
Meta: Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin. Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe shqiptarët që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.
Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të frabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës.
Ceshtja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Cështje është regjistruar në dhjetor të vitit 2019.
Ky është një moment mes manisfestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve.