Kryeminister -Je ne shkelje te ligjit, nuk ke nje shtab te emergjences dhe as zedhenes shtypi qe duhet te ishte ne dhenie informacioni cdo 30 minuta. …
Kryeminister -Je ne shkelje te ligjit, nuk ke nje shtab te emergjences dhe as zedhenes shtypi qe duhet te ishte ne dhenie informacioni cdo 30 minuta. …
Nga Blerinda Idrizi:
Kryeminister kthjellu: 23 te vdekur, 650 te plagosur, 250 goditje pas termetit, me numer te panjohur te te mbetureve poshte germadhave dhe nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme, eshte kriminale! Je ne shkelje te ligjit, nuk ke nje shtab te emergjences dhe as zedhenes shtypi qe duhet te ishte ne dhenie informacioni cdo 30 minuta ne 24 oret e para te emergjences! A jemi vend ne NATO apo vend bashibozukesh? Gazetare qe pyesin banoret (dhe jo per faj te tyre) se cilet jane emrat e banoret qe kane mbetur poshte germadhave se qeveria nuk del te ofroje nje lajm zyrtar, dhe ne cdo raportim thone qe nuk po i referohen lajmit zyrtar se normal lajmi zyrtar eshte fantazme, nuk ekziston se i vetmi lajm qe eshte je ti dhe pozat e tua, aktrimi yt i shemtuar. Na kerkon dhe llogari se kush na ka mesuar neve qe te bejme kete pyetje. Po cfare pyetje te te bejme ty? Ty nuk duhet te te behet asnje pyetje se ti je Dinshumi dhe ne Dinpaket! Pse e terheq kete popull zvarre dhe e trajton si shtaze? Lakejte e tu habiten qe forcat e Kosoves kane qen per kerkim te viktimave dhe te mbijetuarve! Cudi, a ju ka mbetur ndonje gje per te cilat nuk habiteni? Ne Shqiperi nuk ka profesioniste sipas teje, normal se te vetmin profesion qe i ke lene njerezve eshte nenshtrimi.