![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Kryeministerja-Serbe-Bernabic-mberrin-ne-veri-te-Kosoves.png?fit=600%2C360&ssl=1)
Kryeministerja Serbe Bërnabiç mbërrin në veri të Kosovës, serbët e presin me pankarta
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Kryeministerja-Serbe-Bernabic-mberrin-ne-veri-te-Kosoves.png?resize=518%2C311&ssl=1)
Kryeministerja Serbe Bërnabiç mbërrin në veri të Kosovës
5 Shtator 2022
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç mbërriti në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.
“Derisa e kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”, kjo ishte një nga pankartat që mbanin në duar serbët.
Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë që kur është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.
Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq – ku popullata shumicë është serbe.
Më 2 shtator, autoritetet e Kosovë lejuan vizitën e saj në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.
Gazeta Dita