27 Shkurt 2025

Edi Rama: Kryeministrat shkojnë e kryeministrat vijnë. Mua më duhet të rri edhe pak, dakord, të rri edhe pak sepse duhet ta përmbush këtë mision. Nuk mund të luaj me fatin, e kemi krijuar këtë fat por edhe na është krijuar ky fat edhe nga rrethanat e Evropës.

Është momenti për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që i janë bërë në breza kombit shqiptar, populli shqiptar, nga të huajt dhe nga vetja, më shumë nga vetja se sa nga të huajt. Por sot hakmarrja ka emër, ka destinacion, ka një mision që quhet Shqipëria anëtare e BE.