Kryeministri harron t’i thotë arsyet se pse shqiptarët ikin nga vendi
12 Maji 2024
Flamur Noka tha se kur dëgjon Ramën në Athinë, cdo shqiptar që jeton në realitetin e dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.
Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri demokratike, sesa korrupsioni. Korrupsioni në Shqipëri sot, nuk shihet si një sëmundje nga e cila cdo shoqëri bën përpjekje për të dalë, si një sëmundje që cdo shtet bën investime për ta kuruar, jo. Sot për fat të keq në Shqipëri kemi një realitet të dhimbshëm dhe të frikshëm. Korrupsioni në qeverinë e Ramës është trendi dhe është në modë.
Korrupsioni sot është kthyer në një kancer që ka kapur cdo qelizë të shtetit shqiptar. Kjo është një nga arsyet se pse Kukësi dhe Shqipëria është shpopulluar.
Kur dëgjon kryeministrin sot në Athinë, cdo shqiptar që jeton këtë realitet të dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.
Cfarë po thot? Po i thot gjasme emigrantëve dhe shqiptarëve, se dikur Shqipëria gëlonte nga korrupsioni dhe nga krimi. Se sot e 11 vjet ai është njeriu që i ka shpallur luftë krimit dhe korrupsionit. Ndërkohë shembull më të mirë për t’i kundërshtuar kujtdo këto përralla, kemi inceneratorët ku janë paguar 430 milion euro.
Rama harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ikin nga ky vend. Shqiptarët si duket nuk janë në gjendje të shohin parajsën e afruar nga Rama, ndaj edhe ikin.