Kryeministri kujton PPP, apo nuk i kuptohen kodet: – “Shkojnë në parti, sup më sup e P me P, dhe pastaj…” Po japim lajmin te plote per ta…
Kryeministri kujton PPP, apo nuk i kuptohen kodet: – “Shkojnë në parti, sup më sup e P me P, dhe pastaj…”
Po japim lajmin te plote per ta…
– 11/11/20
Duke folur për masat kufizuese, dhe duke thënë se nuk do të donte të shkonte në një mbyllje si herën e parë lidhur me pandeminë, Rama shpjegoi pse u vendos kufizimi pas orës 22.00. Sipas tij mbledhjet, bashkimet, festat pas kësaj ore në klubet e natës janë të rrezikshme.
Kjo është arsyeja, tha Rama, pse edhe Europa ka bërë të njëjtat ndalime.
Mirëpo, kryeministri ka përdorur një fjalor të çuditshëm, dhe të pahijshëm, dhe me nota erotizmi, me fjalor prej të rriturish, edhe pse në mesditë, edhe pse i ka folur një puibliku masiv.
“Shkojnë në parti, sup më sup e P me P, dhe pastaj fusin buzët në gota dhe puthen me kovidin”, u shpreh Rama.
Kjo fjali vjen në fund të një komunikimi të gjatë dhe nervoz të Kryeministrit lidhur me situatën e pandemisë, ku tha se qeveria po e bën punën si duhet, se sistemi shëndetësor është në rregull, por media, opinionistët, gazetarët dhe opozita, janë ogurzeza dhe po mbjellin panik.
V.o.Titulli eshte i Admin.