Kryeministri Rama del në konferencë: – Po vjen kriza më e madhe energjetike! Ka efekte shumë tronditëse mbi… 3 TETOR 2021
Kryeministri Rama del në konferencë: – Po vjen kriza më e madhe energjetike! Ka efekte shumë tronditëse mbi…
3 TETOR 2021
Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka njoftuar se po vjen kriza më e madhe energjetike.
“Të dashur bashkëqytetarë, vala e radhës po i vjen ekonomisë sonë, ka efekte shumë tronditëse mbi jetën e familjeve, kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila ka dhënë efektet e para në të gjithë botën. Ka dhënë shenjat në Kinë dhe Korenë e Jugut, Itali dhe Greqi. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, ulja e temperaturave po afron nevojën për ngrohje. Rritja e çmimeve, të naftës, ushqimeve po qendrojnë si silueta”, shprehet Rama.
Postimi i Ramës
MESAZH DREJTUAR GJITHË SHQIPTARËVE
“KRIZA E JASHTËZAKONSHME ENERGJITIKE një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë që nuk e kemi zgjedhur vetë, por të cilën do ta përballojmë ME VENDOSMËRI, BESIM, DURIM dhe SUKSES”.
Gazeta Sot