Kryeministri Rama i bëri thirrje Kosovës të pranojë kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve.
Kryeministri Rama i bëri thirrje Kosovës të pranojë kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve. – Reagon menjëherë Ramush Haradinaj dhe jep mesazhin e rëndësishëm
15 GUSHT 2021
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për strehimin e afganëve. Rama i bëri thirrje Kosovës që ta pranojë kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”-shkruan Ramush Haradinaj.
Gazeta Sot