Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar
Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar
9 PRILL 2020
Kryeministri Rama shprehet se bizneset e tjera që do të përfshihen në paketën e zgjeruar janë taksitë, serviset e makinave, lavazhet, rrobaqepësi, hidraulike, elektricist, fizioterapist.
Ai tha se vazhdon përditë verifikimi i aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës.
“PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA
VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS
BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKiNASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHiHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR
*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, shkruan Rama.
Gazeta Sot