7 Janar 2025

Gazetari Arion Sulo deklaroi se kryeministri Rama po shpërndan në diasporë formularë për të mbledhur votat.

Ndërsa, kreu i LZHK Dashamir Shehi u shpreh se beson se nga diaspora votojnë 30 mijë vetë.

Arion Sulo: Kryeministri Rama po punon në mënyrë të nëndheshme dhe të paligjshme, që të sigurojë sa më shumë mandate në diasporë, diku tek 15. Po shpërndan formularë në gjithë administratën shqiptare prej 180 mijë vetësh, që të deklarojnë 10-15 kontakte me diasporën. Ky është presion për punonjësit civilë, ka kontroll me telefon të një patronazhisti tjetër.

Dritan Hila: 180 mijë njerëz nga 10 vetë i bie 1.8 milionë votues, ua merrka nga dy herë votat këtyre. Nuk funksionin kështu.

Arion Sulo: Formulari ekziston.

Dritan Hila: Nuk e vë në dyshim ekzistencën e formularit. E ka detyrë partie. Një punonjës shtetëror, pas orarit të punës mund të merret me aktivitet politik.