Kryeministri Rama pranon se deri më sot Top Channel-it i ka dhënë favoret që ka kërkuar?! Ylli Manjani: – Kjo është situata dramatike që përjetone shoqëria jone
30 Tetor 2022
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka analizuar reagimit e fundit të kryeministrit Rama, ku ky i fundit goditur Top Channel duke shkruar se kërkon nxitje kundër qeverisë për shkak se do favore të paligjshme.
Manjani shkruan se kjo është situata më dramatike që një shoqëri mund të përjetojë ku qeveria dhe media denoncojnë njëra-tjetrën për prishje pazaresh.
Postimi i plotë:
Pra, Kryeministri pranon se deri më sot Top Channel i ka dhënë favoret që ka kërkuar?!
Një minut, se ky është vetdenoncim shumë i rëndë.
Top Channel ka vite të tëra që njihet për linjën editoriale pro Edi Ramës. Tani që po ndjek një linjë tjetër, qartësisht anti-Ramës dhe, shumë më pranë realitetit, i bie që nuk merr më “favoret”?! Apo nuk i dalin favoret “e ligjshme” ndaj po kërkon “të paligjshme”?!
Nuk e di, po vetdenoncim më të pastër që ky i sotmi i Kryeministrit, i cili pohon që ka dhënë favore në këmbim të linjës editoriale, nuk do gjeni askund!
Kristal fare!
Marrim edhe arsyetimin e kundërt, nëse Top Channel e ndërron prap linjën editoriale në favor të Ramës,i bie që ky i fundit ta ketë bërë çokën?!
Kjo është situata më dramatike që mund të përjetojë një shoqëri kur media dhe qeveria denoncojnë njëra-tjetrën për pazare të prishura.
Qartësisht nga ky debat mësohet prova e sjelljes së medias jo në raport me të vërtetën, por me paranë. Këtë provë e dinim që ekziston, po nuk e gjenim kaq kollaj… Na e pranoi pastër fare Edi Charteri.
Pra media është e mirë kur e lavdëron qeverinë që e paguan dhe, është kazan rublash kur media gjuan se qeveria nuk puguan.