Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja
Ish- deputeti i PD , Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.
Sipas Bylykbashit Rama me këtë veprim duhet të humasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.
Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga arlamenti vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë por më pas përfundoi nën arrest.