Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është diagnostikuar me Covid-19,
8 Shtator 2023
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e G20 në Indi për shkak se është diagnostikuar me Covid-19, sipas një njoftimi të qeversë.
Kryeministri, i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në të kaluarën është mirë dhe do të vazhdojë të punojë në rezidencën e tij, thuhet në deklaratë.
Spanja do të përfaqësohet në G20 nga Ministri i Jashtëm Jose Manuel Albarez dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino.
Samiti i G20 më 9 dhe 10 shtator është raundi tjetër i madh i negociatave për të ndërmarrë veprime mbi ngrohjen globale përpara konferencës së OKB-së për klimën në Emiratet e Bashkuara Arabe që fillon në nëntor.
Gazeta Sot