Kryeministri tha se ishte i gatshëm të shkonte në zyrë, Basha: Rama i interesuar për një shfaqje tjetër, vendi s’ka nevojë për takim sa për sy e faqe, por…
Kryeministri tha se ishte i gatshëm të shkonte në zyrë, Basha: Rama i interesuar për një shfaqje tjetër, vendi s’ka nevojë për takim sa për sy e faqe, por…
5 tetor 2019
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi edhe njëherë se e vetmja zgjidhje e krizës politike në vend janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
I ftuar në “Kjo Javë”, ndërsa komentoi deklaratën e Ramës se ishte i gatshëm të shkonte në selinë e PD-së për të negociuar, Basha tha se kryeministri është i interesuar vetëm për një tjetër shfaqje, ndërsa theksoi se vendit nuk i duhet një takim sa për sy e faqe.
“PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, e as për aleatët, të gjitha kërkesat tona janë për t’i shërbyer qytetareve shqiptarë. Kur kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, kërkojmë që qytetarët të jenë të lirë të zgjedhin. Asgjë nuk kërkohet për veten tonë, apo për emrin tonë, çdo gjë është në emër të qytetarëve shqiptar. Edi Ramë nuk është i interesuar të zgjidhë krizë, por është i interesuar për një shfaqje tjetër.
Vendi nuk ka nevojë për një takim sa për sy e faqe, vendi k a nevojë për rrugëdalje nga kriza dhe kjo nuk bëhet me shfaqje, por me zgjedhje të lira e të ndershme, hetimin e plotë të çdo kujt në dosjet e famshme dhe me një proces transparent për një reformë zgjedhore që i garanton qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet. Kjo i duhet Shqipërisë dhe çdo palë duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Rruga e zgjidhjes së rëndë politike është zbatimi i udhërrëfyesit.
Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje, Edi rRama duhet të mabj përgjegjësi për kriminalitetin, kapjen e zgjedhjeve, Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, për këtë ka një plan të qartë që duhet ta marrë e ta zbatojë, ose të hapë krahun.”, tha Basha.