Kryengritja e armatosur kundër pushtetit të Putinit, kreu i Grupit Wagner pretendon marrjen e qytetit të dytë në Rusi: – Kemi kapur të gjitha objektet ushtarake!
24 Qershor 2023
Vijojnë trazirat në Rusi, pas kryengritjes së armatosur të grupit mercenar rus, Wagner
Sipas mediave të huaja, kreu i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, pretendon marrjen në zotërim të qytetit të dytë në Rusi, Rostov-on-Don, një qytet relativisht i madh.
Prigozhin thotë se ka kapur “të gjitha objektet ushtarake” në qytetin jugor të Rostov-on-Don.
Njoftimi vjen disa orë pasi ai kërcënoi se do të rrëzonte ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Presidenti Vladimir Putin tha se kjo ishte “një thikë pas shpine” dhe u zotua të ndëshkojë ata që e kishin “tradhtuar” Rusinë.
Putin pranoi se situata në Rostov mbetet e vështirë, ndërkohë që në Moskë janë futur në fuqi masa të forta sigurie.
Në përgjigjen e tij, Prigozhin tha se trupat e tij ishin “patriotë të atdheut” dhe presidenti Putin ishte “thellësisht i gabuar” kur fliste për tradhti.
Kujtojmë se Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.
Gazeta Panorama