Kryesisht me simptoma të lehta. – Omicron përhapet shpejtë në botë, të paktën 30 shtete dhe rajone e konfirmojnë.
Kryesisht me simptoma të lehta. – Omicron përhapet shpejtë në botë, të paktën 30 shtete dhe rajone e konfirmojnë.
4 Dhjetor 2021
Të paktën 30 vende dhe rajone kanë raportuar raste të konfirmuara me Omicron, që kur varianti i ri i koronavirusit u raportua për herë të parë javën e kaluar, sipas autoriteteve të shëndetësisë ku janë zbuluar infeksionet. India ka raportuar për herë të parë 2 raste të infektuara me Omicron, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Dy pacientët meshkuj nuk kanë simptoma serioze dhe autoritetet kanë gjurmuar të gjithë kontaktet dhe po i monitorojnë. Ministria e Shëndetësisë në Singapor lajmëroi gjithashtu 2 pasagjere që mbërritën nga Afrika e Jugut, të infektuar me Omicron.
Dy pasagjerët ishin të vaksinuar plotësisht dhe vuanin nga simptoma të lehta si kollë dhe fytë i thatë. Në Brazil, guvernatori i Rrethit Federal të kryeqytetit Brazilia, Ibaneis Rocha, tha se janë konfirmuar 2 raste me variantin e ri. Deri më tani ka pasur 5 raste me Omicron në Brazil. Tre të parët janë konfirmuar në Sao Paolo dhe kishin udhëtuar të gjithë në Afrikë. Deri më tani, Suedia ka konfirmuar 6 raste me Omicron, ku të gjithë kanë simptoma të lehta.
Komuniteti i Madridit në Spanjë ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit të transmetuar në komunitet me Omicon, sipas autoriteteve. Pacienti është një burrë 62-vjeçar me simptoma të lehta, që ka marrë 2 doza të vaksinës së AstraZeneca.
Danimarka ka konfirmuar 14 raste me variantin Omicron, sipas mediave lokale. Ministria e Shëndetësisë në Greqi deklaroi se rasti i parë me Omicron është konfirmuar në Kretë, ishullin më të madh të vendit. Pacienti është një burrë i kthyer nga Afrika e Jugut në muajin e kaluar.
Ai vuante nga simptoma të lehta dhe të gjithë kontaktet e afërta ndodhen në karantinë. Në të njëjtën ditë, Franca lajmëroi rastin e parë të konfirmuar në vend me variantin, nga një pacient që po kthehej në Francë nga Nigeria më 25 Nëntor, që u testua në aeroport dhe nuk kishte simptoma.
Autoritetet e Islandës raportuan gjithashtu rastin e parë me Omicron, në një pacient mashkull pa histori të udhëtimeve jashtë dhe që kishte marrë një dozë nxitëse kundër koronavirusit. Sipas mediave, apo po trajtohet në spital.
Gazeta Dita