
Kryesore “S’do heq dorë nga lufta…” – Aleksandër Vuçiç mban fjalim në Kuvendin serb dhe jep mesazhin e fortë: – Derisa të jem unë, nuk do njohim pavarësinë e Kosovës!
13 Shtator 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një fjalim në Kuvendin serb dhe ka dhënë mesazhin e qartë se sa kohë të jetë ai pavarësia e Kosovës nuk do të njihet.
Vuçiç i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.
Gazeta Shqiptare