Kryetari i Bashkise: – Në Pukë prodhohet hashash. Punonjësit e administratës janë të lidhur me…
Gjon Gjonaj, kreu i Bashkisë së Pukës ka folur edhe një herë për trafikimin e drogës në Pukë.
Në një takim, ai ka thënë se në Pukë prodhohet hashash, i cili më pas dërgohet në Vlorë.
Mësohet se gjatë takimit, Gjonaj është shprehur se ka punonjës të administratës që janë të lidhur me këto trafikantë.
“Në Pukë kalojnë fouristrada si në New York, hashashi që prodhohet këtu çohet në Vlorë. Askush nuk fshihet dot, sistemi të zbulon. Edhe punonjësit e administratës janë të lidhur me trafikantët. Trafikantët me makina luksoze s’na poshtërojnë dot”, tha ai.
Kjo nuk është deklarata e parë që Gjonaj ka bërë për drogën që kultivohet në Pukë.
Më herët, po në një takim të bërë disa ditë më parë, ai ka thënë se ka kryetarë Bashkie që kanë lidhje me trafikantë droge.
“Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj pak ditë më parë.
Gazeta Dita