Kryetari i KQZ-së hedh poshtë shifrat e pjesëmarrjes: 12%? Nuk është e besueshme.

30 qershor 2019

 

Kryetari i Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka deklaruar sot se shifra e dhënë nga ky institucion për 12% pjesëmarrje në votimet e 30 qershorit, nuk është e saktë dhe e konfirmuar zyrtarisht.

Zguri ka thënë se shifra e bërë publike nëpërmjet zëdhënëses është nxjerr nga komunikimi me sekretarët e KZAZ-ve, që sipas tij janë të përbërë vetëm nga përfaqësues të maxhorancës.

Ai ka deklaruar se KQZ nuk e ka të konfirmuar këtë shifër dhe për rrjedhojë e ka quajtur të pavërtetë.

“Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këtoj janë shifra nga KZAZ të marra me telefon. Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijn përmes komunikimit telefonik. Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik”, tha ai.

Gazeta Panorama