
Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha: – 150 mijë euro një udhëtim i Ramës me avion, por helikopter për zjarret nuk ka!

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Qeverisë Edi Rama se udhëton me avion në dispozicion, që kanë kosto “150 mijë euro” dhe se nuk merr një helikopter të specializuar për shuarjen e zjarreve, duke lënë ishullin e Sazanit të digjet.
Këtu gjithçka është bërë shtetërore, qeveritare e një njeriu, e një partie.
Ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi, që sot është monist total. I tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos.
Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është i rreshtuar me Putin ndërsa ne jemi vend anëtar i NATOS, qenia vend anëtar i NATO është detyrim më madhor për të mbrojtur ato vlera që janë të përbashkëta për vendet e lirisë” ka thënë Berisha në fjalën e tij në një takim me përfaqësues të biznesit.