21 Prill 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Papa Franceskut, ndërsa ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Atit të Shenjtë, në takimin elektoral në Pukë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Krishterimi dhe njerëzimi, me vdekjen e Papa Franceskut, humbën një kolos.‘Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut’, u shpreh kryedemokrati.

Qytetarë dhe qytetare të Pukës.

Vëllezër dhe motra.

Zonja dhe zotërinj.

Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh.

Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi.

Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot.

Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi.

Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare.

Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Takimi vazhdon …