Kryetari i PD-së Sali Berisha: – Po shkojmë drejt bashkimit
15 Shtator 2023
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit është Flamur Noka.
“Kjo s’ka asnjë diskutim”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se Gazment Bardhi është kreu i Grupit.
Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se po shkojnë drejt bashkimi dhe procesi është serioz.
“Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka, kjo s’ka asnjë diskutim. Bardhi është kreu i Grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit, në një proces serioz i cili ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”, tha Berisha.
Gazeta Sot