Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Rama, partner i Beogradit. Ja kur nisën bisedimet për ndarjen e kufijve. –
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Rama, partner i Beogradit. Ja kur nisën bisedimet për ndarjen e kufijve
4 maji 2019
Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka ndare sot me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, deklaraten e bere nga Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko.
Sipas Vasilit, Biserko e ka thene qarte se Kryeministria Rama eshte partner i Beogradit ne Tirane dhe ka zbuluar se bisedimet per ndarjen e kufijeve kane nisur qe ne vitin e tij ne Nish, dy vite me pare. Kohe, kur per fat, sipas tij, nderhyri Washingtoni hde Londra.
Postimi i Vasilit
Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.
Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut:se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.
Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,
bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..
Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.
Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……
Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:
“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”
Gazeta Panorama