Kryeziu-puke

Kryeziu turistik –

Kryeziu, Bashkia Fushë Arrëz, është përzgjedhur në Projektin e 100 Fshatrave

Nga Gjovalin Alia

Kryetar i Shoqatës Eko – Turistike

Kryeziu ndodhet në rrjedhjen e sipërme të lumit Fani i Madh ( Ura Bardhetit ), 5 km nga qyteti Fushë – Arrëz, pjesë e Bashkisë Fushë – Arrëz, qarku Shkodër.

Kryeziu shtrihet në një luginë të bukur ku lumi kalon përmes saj sëbashku me tre deget e tij, me toka pjellore; lendinat, kodrat e malet lartësohen mbi luginë duke u hapur në formën e ballkoneve natyrore. Zona e banuar është në lartësitë 560 – 700 m, ndersa malet Kunorë Dardhë e Krrabi në lartësitë deri 1640 m e perballë. Munella krenare 1992 m.

Banorët, në shekuj, kanë ndërtuar shtëpitë në këto terrene ballkone natyrore afer njera tjetrës, duke krijuar lagjen dhe lagjet përballë njëra tjetrës në dy anët e luginës duke formuar një mozaik piktoresk natyror e njerëzor. Kështu lagja Gegaj Gojan është përballë lagjes Lulaj, lagja Fercoi përballë lagjes Mejdan, lagja Arifaj përballë lagjes Brahaj etj.

Kryeziu  ka trashëgimi të pasur natyrore e humane. Pasuri natyrore janë relievi kodrinor e malor i larmishëm, pyje dushku, pishe, bredhi, ahu; burime ujore të mjaftushme si për vaditje dhe ujë të pishëm, një numër i madh krojesh; klima e freskët, ajri i pastër pa ndotje; bimë mjeksore e aromatike të shumëllojshme( boronica, luleshtrydhe, sherebela, shqema, kerpudha etj ); dëbora resurs, tetor – mars dhe në lartësi mbi 1000 m, trashesia e saj shkon mbi 2 m; toka bujqësore prodhuese për drithra buke, perime, pemë frutore ; kafshët e egra ( ujku, dhelpra, lepuri, ariu, derri i egër, kaprolli etj. ); tre objekte monumente natyrore ( ujvara, qarrat te kisha e Koder Gegës, qarrat tek xhamija Arifaj );

Objekte  nga lashtësia dhe mesjeta : Rruga Antike Adriatik – Dardani ( një segment i saj ka kaluar nepër Kryezi ). Toponimet si kala, krepat e kalasë, muret e kalasë, Fercoj ( fortesë ), gurët e farkes në Podina, guri i Xhodhisë, guri i Ndrikullës, etj. Në Kryezi janë tre kisha të vjetra dhe xhamia Arifaj. Frang Bardhi në vitin 1637 ka celebru meshë për banorët te kisha e Shna Prenes dhe thotë se është e hershme. Mullinj të blojes në lagjet Gegaj, Fercoj, Lajthizë, Arifaj.

Kryeziu është banuar që në lashtësi; Dy herë është zbrazur, banorët janë larguar për jetë më normale. Hera e dytë rreth vitit 1540. Pas rreth 100 vjetësh erdhën banorët e rinj. Prej 4 shekuj në Kryezi bashkëjetojnë 12 fise dhe dy besime, katolik e mysliman. Theksojmë se bashkëjetesa fetare e fisnore në shekuj ka qenë dhe është model edhe sot. Kjo perbën një vlerë të padiskutueshme, që duhet ta percjellim në breza. Kryeziasit kanë histori, tradita e kulturë. Janë të njohura perpjekjet antiturke. Shembull është Smajl Agë Kryeziu, një patriot i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për kontributin patriotik e atdhetar ai u internua në Anadoll.

Nga shekulli i kaluar veçojmë : Kryengritja antiturke në Qafë – Mali, në vitin 1911,e cila është e njohur nga historia. Shumë burra kryezias ishin në radhët e kryengritesve. Luftimet zgjaten 3 muaj. Lapidari ne Bardhet evidenton këtë ngjarje historike. Kryeziasit ishin mbështetës aktiv të levizjeve patriotike për pavarësi, liri e demokraci si dhe në mbrojtje të kufive të Shqipërisë e deri te Revolucioni i Qershorit 1924. Strehuan e bashkëpunuan me patriotët e luftëtarët e mëdhenj kosovar, si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Shote e Azem Galica etj. Me ditë e javë të tëra janë strehuar tek shtepitë e Mustaf Agës, Marka Ndoc Lulit, Dod Preng Ndoj, Marka Dod Alia etj. lidhjet ekonomike, tregtare e kulturore Kryeziu në shekuj i ka pas me Shkodren e Gjakoven.

Në kohën e Princ Vidit, qeveria e Durrësit u vu në vështersi nga kryengritësit rebel. Në mbrojtje të  rendit kushtetues dhe trojeve shqiptare shkuan burra edhe nga Kryeziu, pjesë e forcave mirditore. Në perpjekje mbeti i vrarë kryeziasi Dod Llesh Gjini ( Jakaj ).

Në Kryezi kanë origjinen dy korifenj të letrave shqipe At’Shtjefen Gjeçov Kryeziu dhe Ndre Mjeda, me të cilët krenohemi me vepren e  tyre madhore në sherbim të historisë e kulturës kombëtare.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Kryezi në vitin 1934 ishte ngjarje e rendësishme. Nikoll Preng Rrapi liroi për tre vite shtepinë kullë për shkollë. Mesues i parë ishte Filip Lacuku nga Shkodra. Në klasën e parë vijoi shkollën një vajzë, Lena Mark Alia(Gjinaj ). Në vitin 1932 Kryeziu kishte 77 shtepi ( At Gjon karma ) në vitin 1990, 2100 banorë dhe sot 1150 banorë.

Shkolla dhe mesimi nuk është nderpre për asnjë vit deri në ditet e sotme. Shkolla e Kryeziut mban emrin “Shtjfen Gjeçovi”.

Kryezezët u perfshinë në luftën çlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Në Kryezi vepronte Brigata e 22. S. Shtabi i brigatës u vendos te shtepia e Sherif Vesel Aga dhe tek Mirash Marka Keçi. Partizanet  u mbeshtetën me forca njerzore dhe strehime, ushqime e veshmbathje. Kryeziu ka tre deshmorë të luftës Nikoll Mem Çuku, Dod Mark Lleshi, Nikoll Vorfi dhe dy pas çlirimit, Rasim Kryeziu për rindertimin e vendit dhe Allaman Dervishi renë në vitin 1997 në mbrojtje të rendit.

Që në kohen e Italisë u vendosën sharrat e para në Kryezi. Pas çlirimit u instalua stabilimenti i sharrave,  i drejtuar fillimishr nga drejtoret Jorgo Tako, pas tij Pellumb Dishnica etj. Nd/je nacionale për disa dekada( një gatër e zdrugthtaria ka qene deri vitet e fundit ). Qindra punëtorë erdhen nga rrethet Pukë, Kukës, Mirditë, Has etj. Në sharrat e Kryeziut u punësuan me dhjetra kryezias ( nga 2 – 5 vetë për familje ). Qyteza e re kish zyra, bujtinat e punetoreve, drite elektrike, qendër kulture, njësi tregtare, furrë buke, ambulancë.

Punësimi në sharra solli të ardhura të mëdha financiare. Kryeziasit ndryshuan menyrën e jetesës. Pothuajse të gjithë ndërtuan shtëpi të reja të tipit kullë 2 katëshe. Gjatë ketyre viteve erdhën kuadro, specialistë, arsimtarë nga qytete të Shqipërisë si Shkodra, Tirana e deri Gjirokastra. Ato sollën vlera të kulturës e qytetrimit, por edhe në Kryezi gjeten  vlera, si mikpritjen, bujarinë, respektin. U ndërthurën kulturat, u bë një integrim kulturash e vlerash njerzore duke perfituar nga njëri tjetri.

Pas vitit 1945, rruga hekurudhë, Bardhet – Kryezi, u kthye në rrugë automobilistike, duke i dhënë një zhvillim te ri Kryeziut. Me pas rruga hekurudhë, Lokomotiva terhiqte vagonat, transport trupa në thellesi të pyjeve, njera Orosh – Kryezi dhe tjetra Prrez – Hija e Shoshtit.

Qyteza e re në Kryezi paraqiti interes dhe u vizitua nga intelektual të njohur, si shkrimtari i madh Dritëro Agolli “Nderi i Kombit”, i cili ka shkruar për Kryeziun, po keshtu “Piktori i Popullit” Zef Shoshi, i cili hodhi ne telajot e skicat e tij imazhe nga Kryeziu e portrete njerzish, mjeku Alfred Sereqi ishte shumë i lidhur me kryezezet e veçanërisht për sherbimet shendetësore, studiuesi Xhemal Meçi “Mjeshtër i Madh”, ish drejtor i shkollës ka bërë dhe vazhdon të bëjë studime e të shkruajë për Kryeziun. Keto vitet e fundit kanë shkruar për Kryeziun, shkrimtari Sefer Pasha, artisti i njohur regjisori Fran Vukaj, Profesorët e nderuar Mahir Hoti, Bajram Xhafa, Rexhep Uka, Sabri Laçi, studiuesit Jaho Brahaj, Gjovalin Alia, Bilbil Dervishi etj. Pervojen e tij po e ndan edhe z. Perparim Laçi, pronar i hanit Pukë.

Ndikim të veçantë në komunitet për besimin në zot, për tolerancen fetare, të jetuarit në paqe e në harmoni patën klerikët katolik Dom Ndre Mjeda, Dom Nikoll Mazrreku, Dom Ejll Kovaçi, Kardinal Ernest Troshani, Patër Andrea etj. Në këshillin e kishës në ato vite bënin pjesë edhe dy përsona të besimit mysliman, një tregues i shkelqyer për forcimin e bashkejetesës fetare. Në vitin 1971 kisha e Shna Prenes u shemb në themele nga diktatura komuniste, me stalinjevsk u shkulën lisat shekullor pranë kishës. Në vitin 2015 u rindertua kisha me inisiativen e kontribut të z. Ylli Rrapi, mjeshtër popullor, që në vite ka ndertuar mbi 100 kulla dy katëshe.

E pasur është etnokultura, që evidentohet me kostumografinë, instrumentat, kënget, vallet e lojrat popullore, veglat e punës etj. Tek kostumografia janë tre veshje për gratë, mirditore, kabash, pukore. Nersa veshja e burrave tirq e xhamadan, kapuç të bardhë. Janë përdorur vegla muzikore çifteli, lahutë, fyell, bilbil, daulle, dajre. Këngë me çifteli, këngë me lahutë, këngë maje krahu, valle e lojera popullore janë interpretuar në festa, dasma e evente të tjera gëzimi. Gastronomia është e pasur dhe e shumllojshme. Gratë shtëpiake kanë gatuar bukë e ushqime të shishme, të pastra e cilësore. Këto tradita janë përcjell në breza deri në ditët e sotme.

Kryeziu ka qenë antikomunist, ka përballuar me dinjitet persekutimin komunist. Edhe kolektivizimi la pasojat e tij kryesisht të uljes së nivelit të jetesës.

Kryeziu priti me interes ndryshimin, menjëherë kryzezet u perfshinë në procesetdemokratike. Asnjë problem në Kryezi në vitet 1990, 1997, 1998. Çdo gjë në normalitet.

Të gjitha keto vlera natyrore e humane, që ofron Kryeziu, përbëjnë potencial të madhpër zhvillimin e turizmit, eko – turizmit, agro – turizmit. Kryeziu është perfshirë nga qeveria shqiptare në 100 fshatrat. Bashkia bën punën e saj, për grumbullimin e informacionit, evidentim vlerash; paisje me çertifikata pronsie dhe pregatitje projektesh. Shoqata Eko – Turistike, sipas misionit të saj, po bën promovimin e vlerave natyrore e humane që ofron Kryeziu, jep mendime e ide zhvillimore. Shoqata e grave organizon panaire për gastronominë sipas traditës, për kostumografinë etj. Shkolla 9-vjeçare, mesuesit, krahas mësimit, bëjnë një punë komunitare për të edukuar nxënësit e prinderit për edukimin mjedisor, edukimin turistik e dashurinë për vendlindjen. Mediat vizive si News 24, TVSH, TV Puka Zeri Amerikës etj. prezantojnë në televizion punën e përpjekjet që po bëhen për zhvillimin e turizmit në Kryezi.

Grupet e interesit ( biznesi, fermerët ) kanë filluar nga puna. Tonin Alia, kullën e gjyshit e ka restauruar dhe kthyer në rezidencë turistike. Po keshtu Pal Papushi kullën e babait e ka kthyer rezidencë. Keto dy rezidenca janë promovuar më heret. Kanë filluar nga puna për restaurimin e kullave Muhamet Brahaj, Ylli Rrapi, Bilbil Dervishi, Hil Kola, Fatmir Arifaj etj. Nikolin Prenga në bashkëpunim me Marjana Graf në afersi të kullës, ka në përfundim një objekt 3 kat që është në prag inagurimi. Janë ngritur ferma blegtorale  ( Fadil Brahaj tek stanet e Brahajve K/Dardhë ) pemtore; qershi, mollë, kumbulla, gështenja etj. Të tjerë janë të motivuar , por kerkojnë mbështetje.

Infrastruktura rrugore është faktor i rendësishëm. Rruga automobilistike nga Bardheti deri në Iballë është e asfaltuar, cilësi e lartë, asfalti ka shkuar edhe në lagjen Jakaj. Lagjet e tjera janë të lidhura me rrugë të pa asfaltuara.

Shoqata Eko-Turistike ka dhënë mendime e ide për Kryeziun Turistik, të cilat i shprehi në një tryezë, me 24 Gusht 2018 në Kryezi, ku ishin të pranishëm edhe perfaqësues të pushtetit vendor grupe interesi etj. Një koncept ide e propozuar, e sjellë nëvemendje.

Më konkretisht :

1.Kullat e vjetra, dy e tre kate të restaurohen e të kthehen në rezidenca turistike. Janë mbi 35 kulla, secila prej tyre ka histori. Tokat bujqësore pranë tyre të kthehen në kopshtari e pemtore për prodhime bio për t’u gatuar e konsumuar nga turistët në rezidencë.

2.Lumi i Kryeziut, një pjesë e tij, nga ish stalla deri te ura e Kodër Gegë të sistemohet në argjenatura, siperfaqja nga dy anët e shtratit të lumit të nivelohet, të sistemohet dhe të ndertohet një kompleks sherbimesh, bulevarde, pishina, gjelbrime, ndiçime, ura të vogla artistike lidhëse etj.

3.Të projektohet e ndertohet qendra historike në afersi të shkollës 9-vjeçare me keto objekte : muzeu i fshatit, muzeu i shkollës (është sot), muzeu i etnokulturës. Aty afër ka qenë stabilimenti i sharrave. Në ato themele të montohet një gatërr, një çekular, të vendosën postera spjeguese. Në koder sipër të ndertohet një segment rrugë hekurudhë 150 – 200 m, në gjurmë të ish hekurudhës po kështu edhe posterat spjeguese. Të restaurohet lapidari i dëshmorëve të sistemohet ambjenti rreth tij. Kompleksi muzeal të gjelbërohet, të ndriçohet, të jetë sa më i bukur e funksional per t’u vizituar nga turistet vendas e të huaj.

4.Në kodër Gegë, në afersi të kabinës elektrike, të ngrihet një memorial ose një shtatore e lartë, atë që mendon komuniteti, të sistemohet ambjenti për rreth me mure dekorative me gjelbrime, me mozaik, me pllakata spjeguese, ndriçime etj.

5.Në lartësinë mbi 900 m ndodhen katër lendina me siperfaqe 10-20 ha, ballkone natyrore, mes gjelbrimit gjithvjetor, me horizont hapsinor të larmishëm, piktoresk  të kendshëm për syrin e shikuesit, me kroje uji të ftohtë. Keto janë : Hurdha, Laver Dardhë, Fushë Mriaj,Kalipjetër. Në keto vende dikur stane, mund të ndertohen komplekse turistike me standarte e cilësi të lartë sherbimi me 4 – 5 yje.

Secili kompleks turistik do të ketë në perbërje disa objekte si : Hotel restorant              4 – 6 kat model alpin, kabina druri familjare, terene sportive, salla konferencash, salla kompiuteri e interneti, bibliotekë, pista e skive, parku i gjuetisë sportive, parcela bujqësore, kopshtari e pemtore, parku i bleteve, në afërsi stallat dhi, dele, lopë, derra, pula, kuaj; pista për ulje e ngritje helikopteri; qendër shendetsore e ndihmës së shpejtë. Katër komplekset e propozuara janë të lidhura me rrugë makine sot të pa asfaltuara, neser të asfaltuara. Keto  mund të lidhen edhe me teleferik.

6.Ndertimi i një ujësjellsi për furnizimin me ujë të pishëm në çdo shtëpi e objekte turistike.

7.Është propozuar edhe ndertimi i një ure pacarelë artistike në hyrje te Kryeziut, kodër në kodër (një këmbë e urës në gjurmet e rrugës antike), rreth 900m e gjatë e 100m e lartë. Ura të shoqërohet me gjera artistike si mozaik, postera, sinjalistike. Mbi urë të bëhen shetitje, filmime, foto në evente gëzimi etj.

Kjo koncept ide e propozuar për Kryeziun turistik ju duket disave utopi, por nuk është ashtu. Nuk ka gjë që nuk behët. Pervojat rajonale e evropiane janë. Teritorin e Kryeziut e ka falë zoti të bukur e që krijon avantazhe e mundesi për turizëm. Njerëzit  janë vizionar, të perkushtuar e punëtor. Projektet bindëse financohen pjesë, pjesë duke u mbështetur nga Bashkia, Qeveria Shqiptare, biznesmenet, donatoret, Bashkimi Evropian etj.

Disa shtrojnë pyetjen, a mund të realizohet ky projekt gjigand? Ne pergjigjemi, një shifër 100 miljon € nuk është tronditese. Të tjerë vene në dispozicion më shumë para. Pyetje tjetër është, a do të vijnë turistë në Kryezi? Ne pergjigjemi Po. Sigurisht kanë ardhur e do të vijnë. Bota ka 7.4 miliard njerëz. Disa prej tyre e kerkojnë ketë vend të bekuar, ketë klimë malore, ketë gjelbrim, ketë histori e traditë, ketë performacë që ofron Kryeziu. Rendësi ka sherbimi që do të ofrohet. Mundësitë janë për sherbim cilësor për zhvillimin e turizmit të gjelbër, të bardhë, kulturor, sportiv, kurativ, agroturizëm etj.

Djemtë e vajzat e Kryeziut janë të mirëshkolluar, me arsim të lartë, janë tipa të zgjuar e vizionar, dinë të hartojnë politika zhvillimi, strategji e projekte, kanë në gen perkushtimin, tolerancën e punën e ndershme me mund e djersë, dinë të bejnë tregti, biznes e sherbime me kulturë, krijojnë ura bashkëpunimi, e si rrjedhojë bejnë gjera të mëdha. Vetë Kryeziu është i madh, është madhështor. Do ta bëjmë edhe më të bukur, një qendër  turistike të frekuentueshme.

Gazeta Koha e Jone.