Vjen kthesa e madhe e motit, çfarë na pret nga sot e në ditët në vijim

16 KORRIK 2021

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare por kryesisht pa reshje. Në lindje dhe verilindje të vendit mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe lokale nesër pasdite priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore dhe veriut të skajshëm të Malit të Zi.

Për fundjavë na pret mot mjaft jo i qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet që herë pas here të kushtëzojnë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të zhvillohen edhe shtrëngata të fuqishme me breshër.

Edhe fillimi i javës së re na sjellë mot jo i qëndrueshëm me intervale kohore me diell dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe priten edhe bregdetin shqiptar, por reshjet kryesore do të jenë në viset kontinentale./Meteoballkan