Kthimi i “Albcontrol” në kompani shtetërore, Meta: Përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Ramës
21 Mars 2024
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur mes të tjerash në lidhje me kthimnin e “AlbControl” nga një shoqëri aksionere në një shoqëri shtetërore.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa, Meta tha se një lëvizje e tillë bëhet për të fshehur përgjegjësitë penale të kryeministrit Edi Rama dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Frencesco Becchettin.
Ai shtoi se kreu i qeverisë është përgjegjësi që po penalizohet taksapaguesi shqiptar.
“Përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Ramës dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Becchettin. Në kundërshtim me ligjet dhe garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar. Përpjekje për të fshehur faktin që është Rama përgjegjësi që po penalizohet taksapaguesi shqiptar. Do të diskutohet kjo çështje edhe në Parlament kur projektligji të vijë në Kuvend”, tha ai.
Balkanweb