10 Shkurt 2025

Kreu i PD Sali Berisha reagoi sot në Parlament pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një tentativë për të shpëtuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e kërkoi vazhdimisht të paraqitej në seancë.

“Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës apo pas Erion Veliajt,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë për mbrojtjen e Ramës në skandalin e inceneratorëve. “Populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht për arrestimin e tij, por për turpin e tyre, nuk e akuzojnë Ramën për 130 milionë euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës,” shtoi ai.

Duke e cilësuar Veliajn si një “vasal të Sorosit”, ai theksoi se figura kryesore e lidhjeve me Sorosin në Shqipëri është vetë Rama. Ai gjithashtu lidhur këtë ngjarje me çështjen McGonigal në SHBA, duke e quajtur një rastësi domethënëse.