Ku ndodhen Malet e Vetëtimës. –
Ku ndodhen Malet e Vetëtimës
Malet e Vetëtimës janë një pjesë e malit të Çikës, faqja perëndimore e tij që ngrihet menjëherë mbi fshatrat Palasë, Dhërmi e Vuno.
Përbëjnë pjesën më të lartë, më të ashpër dhe më të thyer të gjithë Çikës, për shkak të shtrirjes së tyre në kontaktin e zonës tektonike Jonike me atë të Sazanit.
Malet e vetëtimës janë të përçarë nga përrenj të thatë e humnera shumë të thella.
Janë të veshur dobët me bimësi, në pjesën e ulët me makje e në pjesën e lartë me halorë.
Malet e Vetëtimës përmenden nga autorët antikë me emrin Akrokeraune dhe shënohen edhe në hartat e vjetra.
Nga Akrokeraunet sigurohej dikur lënda e drurit për ndërtimin e anijeve të forta.
Emërtimi i tyre është i përligjur: mbi to vërehen shumë vetëtima.
d.a. / dita