Ku ndodheni tani? Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga lokali i tij’. – Gazetari Koka vë në ‘korne’ Taulant Ballën, deputeti ikën nga emisioni, mbyll kamerën (PYETJA që e sikletosi)

Pas pyetjes së gazetarit, Balla është sikletosur dhe ka zgjedhur të mos përgjigjet, por të largohet nga emisioni.

19 Mars, 2021 22:04

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ikur nga emisioni pas disa pyetjeve të sikletshme të gazetarit Bledian Koka. I ftuar në emisionin “Spotlight”, Koka vuri re se Balla po mbronte biznesmenin Gjergj Luca, teksa po fliste nga lokali i tij në kohë reale. Pas pyetjes së gazetarit, Balla është sikletosur dhe ka zgjedhur të mos përgjigjet, por të largohet nga emisioni.

BISEDA NË STUDIO:

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?
Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi
Taulant Balla: Jo
Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.
Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës
Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Taulant Balla ka zyrë lokalin e Gjergj Lucës

Nga: dosja.al