Ku ndodhet Godulla e Karavastasë?
Ku ndodhet Godulla e Karavastasë?
Godulla e Karavastasë shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të Semanit dhe të Shkumbinit, në perëndim të lagunës së Karavastasë, midis saj e detit Adriatik.
Është një lagunë e vogël në formim e sipër, në trajtë pothuajse vezake, me sipërfaqe 8.5 ha.
Godulla e Karavastasë ka filluar të formohet në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XX (pasi kishte marrë formë të plotë laguna e Karavastasë) nga dy shigjeta bregdetare.
Këto të fundit janë krijuar nga grumbullimi i vazhdueshëm i lëndëve të ngurta të Semanit dhe Shkumbinit.
gazeta DITA