Ku ndodhet Postrriba?
Ku ndodhet Postrriba?
Postrriba është rrethinë etnografike që përfshin fshatrat rrëzë maleve Maranaj e Cukal, në të dy anët e lumit Kir, duke shkuar në Veri deri afër Sheut të Rrjollit.
Si qendër është fshati Drisht me kalanë e tij historike.
Në të kaluarën baza ekonomike e postrribasve ishte blegtoria e kufizuar.
Ata merreshin kryesisht me kopshtari dhe rritjen e duhanit.
Para çlirimit organizimi e marrëdhëniet shoqërore rregulloheshin sipas kanunit tradicional të Malësisë.
Pas viteve ‘90 rrënimi i përgjithshëm dhe zhvendosja e pakontrolluar ka prekur edhe këtë zonë.
Veshja e burrit ishte një urë ndërlidhëse në mes të veshjes së qytetit të Shkodrës e të Malësisë, ndërsa veshja e gruas kishte tipare të veçanta.