![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/08/Sh%C3%ABnd%C3%ABllia.jpg?resize=652%2C311&ssl=1)
Ku ndodhet Shëndëllia?
Shëndëllia është mal në rrethin e Tepelenës, në fillim të vargmalit Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto me kuotën më të lartë 1802 m.
Kufizohet nga perëndimi me luginën e Vjosës, ndërsa nga lindja lugina e përroit të Mezhgoranit dhe atij të Maricajt e ndajnë nga mali i Trebeshinës.
Shtrihet nga lugina e lumit të Luftinjës në veri e deri te gryka e Këlcyrës në jug me gjatësi rreth 10-12 km.
Kurrizi i malit është i sheshtë, me rënie graduale në drejtim të veriut dhe i përpunuar kryesisht nga dukuritë karstike.
Në këmbët e shpatit perëndimor të Shëndëllisë janë vendosur qendrat e banuara (Dragoti, Damësi, Kashishti, Beçishti etj.)