Ku po e çoni vendin zoti Kryeministër Rama?
Ku po e çoni vendin zoti Kryeministër Rama?
19 Qershor, 2019
Ajo që i frikësohej populli, po ndodh. Ka filluar përplasja fizike mes policisë së Ramës dhe morisë së njerëzve që nuk pranojnë votime me një parti, bile me një parti e cila siç del nga BILD, ka blerë zgjedhjet në qershor 2017 me një skemë mafioze me bosët e drogës.
Kryeministri Rama u mendua nga njerëzit e arësyes se do të reagonte me mençuri, pasi ai e di mirë se si filloi viti ’97, bile ka shkruar asokohe sapo filluan vjedhjet e zgjedhjeve në maj 1996. Por paska harruar gjithçka ka ndodhur, ka shkruar dhe se ç’mund ti ndodhë popullit sot dhe nesër atij, personalisht.
Edi Rama duhet urgjent të heqë dorë nga ideja e çmendur e zgjedhjeve me 30 qershor. Gjithnjë nëse nuk do gjak dhe të vrarë!
Ai ka shansin e fundit ti thërrasë arësyes dhe të tërhiqet nga kjo humnerë ku po na çon, si popull.
Nëse e bën tërheqjen do ketë mirësinë e çdokujt, por nëse vazhdon me forcë, dhunë, përplasje duke e çuar vendin në konflikt civil do të mbahet mend si NJERIU QE NUK DUHET KETE KURAJON TE HYJE MA NE SHQIPERI!
Gazeta Koha e Jone