Ku shtrihet Çamëria dhe historia e saj.-
Nga Bilal Xhaferi. (1935-1986). –
=Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2. Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët,Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan atë dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet,Ostret,Sarakenet dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga perandoria Osmane.
Ne shekujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë. Në shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per t’i shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje, por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre. Me fundin e Luftes se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe tekerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.
PREJ NGA RRJEDH FJALA ÇAMERI? Fjala çam eshte nje evoluim i termit “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala “T’chamis” haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria”eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare.
KU SHTRIHET EPIRI? Meqë në afishimin e mësipërm u përmend Epiri, ne vijim po ju sjell nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir. Epiri eshte krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekësi një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e. r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët, me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike. Në të tretën e fundit të shek. V p.e.r.fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike. Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.),kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r.në ekspeditën kundër qytetit Strato të Akranonisë, në anën e Spartës.
Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik. U krijua një organizim shtetërorë më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinte popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit. Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes,sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p. e. r. ), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ,por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit. Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.).
Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarna-nisë në Jug etj. Gjat sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, Greqi e Itali. Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. U kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p. e. r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund të shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t’u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër. Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit. Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edheMarin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit. Që nga shekulli XI,lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik,u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët.
Shenim: Bilal Xhaferri lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935 dhe vdiq më 14 tetor 1986 në ShBA, ishte shkrimtar shqiptar. Ku shtrihet Çamëria dhe historia e saj