16 Korrik 2024

Një variant i ri i Covid ka nisur të qarkullojë. Kjo sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, e cila certifikoi 5503 infeksione midis 4 dhe 10 korrikut, në krahasim me 3855 të javës së kaluar dhe më shumë se dyfishi i 2,505 të regjistruar dy javë më parë.
Sipas Federatës Kombëtare të Mjekëve të Përgjithshëm (Fimmg), fakti që jemi në mes të një piku veror është i njohur për mjekët e familjes.

Pacientët kanë simptoma tipike të infeksioneve të frymëmarrjes. “Ka forma të ngjashme me gripin dhe ka më shumë se ato që shohim zakonisht këtë sezon në zyrat tona”, thotë për Adnkronos, Anna Pozzi, sekretare provinciale e Federatës Italiane të Mjekëve të Përgjithshëm në Milano.

Sipas Anna Pozzi, mes personat që vendosin të bëjnë tampon pozitivët janë pothuajse 80%.
Simptomat e variantit të ri Kp.3
Me pak fjalë, piku i rasteve po arrin pikërisht në prag të festave të gushtit. Me shumë italianë që kanë frikë të sëmuren pikërisht kur janë gati të paketojnë valixhet dhe të nisen për pushimet e tyre. Rastet nxiten nga varianti i ri Kp.3 i cili është përhapur me shpejtësi në SHBA javët e fundit dhe tani duket se ka mbërritur edhe në Evropë.

Sipas zëdhënëses së CDC të SHBA, Rosa Norman, simptomat e këtij lloji do të ishin:
Kollë;
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje;
Lodhje;
Dhimbje të muskujve ose të trupit;
Dhimbje koke;
Humbje e re e shijes ose erës;
Dhimbje të fytit;

Për momentin nuk duket se ka asnjë provë që varianti i ri shkakton simptoma më serioze se llojet e mëparshme. Anna Pozzi qetëson: “Situata është e qetë, nuk kemi shënuar rritje të shtrimeve në spital. Ajo që është mjaft e çuditshme është fluksi i lartë i personave me simptoma të gripit”.