Kujdes, e gjitha po më rezulton një alarm fals! – Kujdes me “sulmet kibernetike armike”!
Kujdes, e gjitha po më rezulton një alarm fals!
17 Korrik 2022
Nga Ferdinand Drvishi
“Ekspertet pohojnë se kohët e fundit nuk është regjistruar asnjë sulm kibernetik i rrezikshëm”.
– Më shumë gjasa Qeveriu ka planifikuar, deri në detaj, një tjetër hajdutëri me procedurë të përshpejtuar, emergjente.
I doli flaka rrjetit dhe të gjitha mediave nga kjo historia e sulmit kibernetik dhe mbylljes për pasojë të aksesit të shërbimve publike online për qytetarët si dhe të sistemeve qeveritare “deri në neutralizimin e sulmeve armike”.
Kujdes, e gjitha po më rezulton një alarm fals!
As policia, as prokuroria nuk kanë asnjë dijeni se kush po sulmon, se kush po heton e të tjera. Nuk kanë marrë asnjë denoncim. Madje askush nuk e di se cilët janë “ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK”, që po merren më këtë çështje që “rrezikoka sigurinë kombëtare”, sipas komunikimit zyrtar për shtyp të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Ekspertet pohojnë se kohët e fundit nuk është regjistruar asnjë sulm kibernetik i rrezikshëm.
E gjitha, sa duket, po hëhet për të justifikuar diçka tjetër.
Më shumë gjasa Qeveriu ka planifikuar, deri në detaj, një tjetër hajdutëri me procedurë të përshpejtuar, emergjente.