5 Mars 2024

Në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Edhe Mali i Dajtit zbardhe nga bora ne mengjesin e kësaj të marte.

Nga OraNews