Kujdes me shpjegimet ne Muze. –
Kujdes me shpjegimet ne Muze. –
Teksti dhe fotot nga Ilir Seci
…Ne Muzeun Historik Kombetar gjindet e ekspozueme kjo Stele Vorri e shekullit të dyte mbas Krishtit, e gjetun në fshatin Margegaj te Tropojes. Kjo Stele Vorri asht gjetë ne gjendje shume te mire dhe sipas mbishkrimit aty, shkruhet se kjo Stele perkujton nji ngjarje shume te hidhun, baba e ka ngrite këtë Stele Vorri per djalin 11 vjeçar…
…Perskej Steles ne Muze asht nji shpjegim shoqnues qe difton historine e kesaj gjetje…shpjegimi asht dy-gjuhësh, shqip dhe anglisht. Gjaja e habitshme lidhun këtë shenim shoqnues asht se ndersa ne shpjegimin shqip shpjegohet me saktesi si asht e verteta, që kjo Stele asht gjetë në fshatin Margegaj Tropoje, në shpjegimin anglisht shkruhet “Margegaj (Fier)”…!? Pse bahet ky transferim vend-gjetje në anglisht, këtë gja vetem ata qe e kane shkrue munden me na e shpjegue…
***
Po ashtu ne seksionin e epokes se hershme, gjindej nji Pitos i madh,(amforë), ne gjendje shume te mire, e gjetun ne shpellen e Trenit ne Korçe, nje gjetje e mrekullueshme e shekullit te tretë para Krishtit.
Ne shpjegimin shoqnues shkruhej “Ena me e madhe e perdorur per mbajtjen e dritherave,(grure, misër, elb,etj)…
Misër?!
Misri na e dimë se ka ardhe ne Europe nga Amerika mbasi Kristofor Kolombi e zbuloi Token e Re…Ne kjoftë se studiuesit tanë kane prova se ka pase misër ne Tren te Korçës ne shekullin e tretë para Krishtit pse nuk e bajne të njoftun botnisht këtë gja?