pelikani kaçurrel

Kujdes: – Sëmundja që po kërcënon pelikanin kaçurrel, transmetohet dhe te njeriu dhe eshte shume e rrezikshme

12 Mars 2022

…”Kur transmetohet nga kafshët tek njeriu në 60% të rasteve përfundon në vdekje të njeriut”.

Pelikani kaçurrel në lagunën e Karavastasë është në rrezik nga një sëmundje. Ky sinjalizim vjen nga Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve në Greqi, e cila monitoron koloninë e këtij shpendi në Liqenin e Prespës.

Shkaktar i kësaj sëmundje sipas drejtorit të Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardjan Koçi, është shtimi virusal i gripit të shpendëve, i cili prek sistemin nervor të pelikanëve duke iu shkaktuar ngordhjen.

pelikani kaçurrel

Sipas tij, deri tani në Karavasta nuk ka asnjë shenjë për praninë e këtij infeksioni tek pelikanët, ndërkohë që në Liqenin e Prespës ka shkaktuar ngordhjen e 60% të kolonisë.

“Rreziku që ekziston për koloninë që ndodhet në vendin tonë është migrimi i shpendëve të ndryshme që mund të sjellin këtë infeksion në infeksionin edhe në koloninë tone apo në koloni të tjera si ajo e Malit të Zi apo të tjera”.

Ardjan Koçi konfirmon se është provuar që ky infeksion transmetohet nga kafshët tek njeriu përmes kontaktit fizik.

“Duke qenë sëmundje që transmetohet nga kafshët tek njeriu sigurisht është shumë e rrezikshme dhe klinika e saj shoqërohet me ethe të forta dhe temperatura të larta dhe në 60% të rasteve përfundon në vdekje të njeriut”.

Ndër të tjera, ai deklaroi se nëse kjo sëmundje shpërthen ka kosto të mëdha ekonomike sepse kalon në pulari duke shfarosur dhe shpendët e tjerë.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm nëse konstatojnë shpendë të ngordhur.

Ata duhet të njoftojnë menjëherë autoritetet të cilat kanë ngritur një grup monitorimi për këtë sëmundje që rrezikon koloninë e pelikanëve.

pelikani kaçurrel

Nga OraNews