Kujtesa farefisnore jep forcë dhe ndryshon të ardhmen
Kujtesa farefisnore jep forcë dhe ndryshon të ardhmen
Prej çfarë familje jemi, cilat janë stërgjyshërit e farefisit tanë dhe çfarë bënë për të qenë shqiptaret edhe sot?
Një burim i çmueshëm i këtij informacioni janë arkivat shteteror dhe familjare Një pjesë prej këtyre dokumenteve të cilët përshkruajnë dasmat dhe pagëzimet gjatë viteve ruhen në Arkivat privat familjare dhe Arkivin Qendror Shtetëror dhe në arkivat rajonal të vendit.
Me detyrën jo të lehtë të kërkojnë, të studiojnë dhe të digjitalizojnë ato copëza shumë argëtuese në se njeriu në të vërtetë interesohet për këtë temë
“Duhet të perfshihen gjithe trojet shqiptare. Mirëpo, në shumë rajone arkivat janë të zhdukura ose janë të asgjësuara. Ata ne shumicen e rasteve nuk ekzistojnë. Prandaj sa më parë do të fillojmë kërkimet, aq më shumë ka të ngjarë të shpëtojmë përshkrimet, edhe nga kujtesa gojore e cila eshte me rëndësi të madhe kombëtare.
Prandaj duhet përqafuar kjo sfidë. Trojet shqiptare ruajne kujtimet dhe e di të kaluarën e vet deri te stërgjyshi, dhe nuk e di a do të ndryshojë ky projekt. Sidoqoftë mund të jetë në dobi të brezave të ardhshëm.
Interesi ndaj gjenealogjisë është gjithnjë më i madh si në Evropë, ashtu edhe në mbarë botën. Duhet te krijojm sajte dhe te perdoren rrjetet sociale per te zbuluar dhe afruar informacion duke shfrytezuar te dhenat arkivore, regjistrat kishtar e tatimor, te dhenat gojore e kronikat e kohes.
Njohja me brezat e te Pareve eshte detyre njerzore, por dhe plotesim i historise familjare e kjo eshte historia e jone.
Sot kerkohet nga shume njeres (bashkekombas) origjina shqiptare e personaliteteve te historise dhe administrates se vendeve ballkanike e Europiane me origjine shqiptare, por pak dime per prejardjen tone familjare, vellazerise e krahines.