Kujtim Gjuzi refuzon postin e Presidentit: – Unë jam mbret!
Kujtim Gjuzi refuzon postin e Presidentit: – Unë jam mbret!
21/04/2022
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi është një nga emrat më të përfolur për të marrë postin e Presidentit. Mirëpo, ai e ka refuzuar këtë post, duke thënë se ai ka rrënjë mbretërore.
“Presidenca për ne që jemi mbështetës të monarkisë konsiderohet si një vend që shkon me qira. Rrënjët e mia janë mbretërore. Unë nuk e shikoj veten në pozicionin e një mbreti në mënyrë absolute. Ky vend ka presidentin që unë e kam goditur në mënyrën e duhur, ka qenë kryeministër dhe kryetar i kuvendit. Më thoni një vend të botës që dikush i ka bashkuar këto të treja, s’ka shanc.
Presidenti duhet të jetë dikush i zgjuar, që s’ka marrë kurrë goditje rozë. Unë kam marrë dy vjet më parë. I thash ju keni të drejtën të zhbiriloni çfarë të doni”, tha ai për AbcNews.