Kulla e Mazrekajve Drenovc –Kosove – Trashëgimi Kulturore. (foto). –
Kulla e Mazrekajve Drenovc –Kosove – Trashëgimi Kulturore (foto). –
Fshati Drenoc i cili është nën administrimin e komunës së Deçanit, përveç pamjes së bukur të një fshati me karakteristika shqiptare me të cilat mund të mburret ka edhe arsye të tjera për tu krenuar.
Drenoci ndryshe njihet edhe si fshati i kullave. Ku në mesin e shumë kullave të tjera në këtë vend gjendet edhe kulla e Mazrekajve, mbi 200 vjet e vjetër.
Ky fshat dikur kishte mbi 300 shtëpi dhe rreth 30 kulla, ndërsa që nga pas lufta tani kanë mbetur vetëm 8 sosh kullash. Dy prej këtyre kullave janë restauruar nga vetë pronarët, ndërsa të tjerat kulla janë të restauruar me ndihmën e organizatave ndërkombëtare.
Siç dihet kullat janë të ndërtuara nga guri dhe kanë lartësi pothuajse të njëjtë të gjitha kullat deri tani. Si një vend me një trashëgimi kulturore ky fshat çdo më e më shumë po braktiset nga banorët ndërsa në të njëjtën kohë po shkon duke fituar epitetin e një vendi kulturoro-historik.