Kulla në lulishte, Këlliçi: – 10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit, shumëkush nuk e mori seriozisht
7 Gusht 2023
Pas lajmit për fillimin e punimeve për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, në një hapsirë lulishte, ka reaguar edhe kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.
“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.”,- shkruan Këlliçi në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe denoncimin e bërë kohë më parë.
Postimi i Belind Këlliçit:
“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.
Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.
Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë.”
Nga OraNews