Kullat e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar ne fillim te shek. XIX ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848.

Banesa eshte ndertuar ne token e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtepine e bukes, oden e miqve e banesa te tjera ndihmese. Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori perreth. Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979.

Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut?

Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”.  Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe.

Mendime:

Te mblidhen dukatasit, te vene ne coshe pronaret, dhe te kuvendojne. Ta kthejne ne nje mjedis etnografik dhe disa dhoma muze Etnografik dhe Historik. Aty ku dikur ishte guzhina te vendosin restorantin.
Kete radhe vetem keto fjale, se u bana si pleqte,  ….  por po mbeti ky kompleks monumental batall, do shkoje batall dhe do vazhdoi te demtohet duke u shenuar si monument-perle qe zhduket.  ……