Kulti i Shqiponjës Dykrenare (legjendë e burime)
Kulti i Shqiponjës Dykrenare (legjendë e burime)
Nga Xhemal MEÇI- Mjeshtër i Madh, Pukë
Nga: GAZETA e ALPEVE
I- 1.–Prof. Dr. Bardhosh Gaçe: “Teza e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të Kombit tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë.”
- “Autori Jaho Brahaj gjen fijet lidhëse të Mitologjisë dhe Kulteve të botës Para-Ilire me botën Iliro-Shqiptare dhe kryesisht të kultit të shpendit (shqiponjës), të dokumentuar dhe të ilustruar bindshëm me pasurinë Arkeologjike të zbuluar në truallin ballkanik.”
- Jaho Brahaj:” Përrallat dhe legjendat, sipas mendimit të studiuesve, nuk janë tjetër veçse tepricat e Mitologjisë së Vjetër.” (J. Brahaj– Flamuri Kombëtar Shqiptar, Tiranë, 2007, f.3-4 e 18. Fotot nga krahinat f. 34, 75, 155, 158, ).
Në Kosovë, në Viti, Pozheran, ku kisha shkuar në Banjën “Nana Naile” u njoha me studiuesin vendas, Hysen Terzi., Ai, në një rast, na tregoi për legjendën për Shqiponjën e Zezë Dykrenare, që e kishte dëgjuar në vitet 1970 prej pleqësh mbi 90-vjeçarë, se “herët fort kishin kanë dragojë edhe dy shqiponja me kthetra si drapërinj të çeliktë dhe me sqepin si shigjetë shpuese; që ishin bërë tmerri i bushtrave, kulshedrave, të cilat i sulmonin dhe i copëtonin në pak dekika”.
E morëm këtë shembull nga Pozherani, Viti, Kosovë, sepse në Pozheran, tregonin se të parët e tyre paskan arrdhë prej Puke dhe ishin vendosë sipër mbi kodrinë, në anën veriore të fshatit. Si kaloi një farë kohe u miqësuan me banorët e rrafshit, një pjesë e të cilëve filluan të largoheshin për në vende më prodhuese, duke jua krijuar mundësinë ardhësve për hapësirë jetësore, të cilët zbritën pak nga pak nga kodrina e ngulën poshtë rrafshit, aq sa vendi mori emrin POZHERAN (me kuptimin se ranë poshtë, poshtë ranë-Pozheran, sepse poshtë ranë banorët e kodrinës). Pleqtë e tyre paskan treguar për shqiponjën e zezë dykrenare. Një herë, në një ndeshje me kulshedra, filloi një stuhi bore, aq sa që dragojtë nuk po i dallonin dot nga bardhësia e borës dy shqiponjat e bardha (më tepër ngjyrë gri). Për t’i ba të dallueshme një dash leshzi, edhe ky drague, u fut vrullshëm mes shqiponjave, duke u përplasur me ta me qëllim që shqiponjave t’u nxiheshin puplat nga gri, në ngjyrë të zezë të dashit leshzi, i cili u qëndronte afër këtyre shqiponjave, që dukeshin si dy vëllezër të fuqishëm, të shkathtë e luftarakë, tani të dallueshëm që nga larg mjaft mirë edhe prej dragojëve të tjerë. Që prej asaj beteje me kulshedrën e klyshtë e saj, dashi gjoksgjërë e me bripërdredhur e të mprehtë si thikat e kasapit u bë më miqësor me shqiponjat. Përmes furtunës së borës shqiponjat tani puplazezë, ngjyrëzezë plot shkëlqim, sa edhe vetë atyre u pëlqeu kështu, aq sa falënderuan shumë dashin e zi për atë shkëlqim të zi, që ua dha puplave të tyre gri në të bardhë, duke u bërë fort të dallueshme mes dragojëve që fluturonin së bashku mbi kreshtat madhështore të Alpeve të tyre Arbërore.
Njëra prej ditëve të fundit të verës, aty nga mesi i gushtit, është e një cikli, kur prishet koha me shtërngata shiu e breshër. Për ta frenuar besohej, se njerëzit duhet t’i përgjigjeshin me ritualet e tyre, duke nxjerrë në shtërngatë një lopatë prush të zjarrit të ndezur, nga i cili na u tërhiqka shtërngata e breshëri, të shtyrë prej bushtrave. Kur dul pushka, që të frenohej shtërngata e dëmet e saja, mjaftonte të shtihej me pushkë në drejtim të malit përballë. Më ka takuar disaherë në kësi mes gushti, të pengohesha nga një shtërngatë e tillë. Herën e fundit më zuri duke u kthye prej fshatit Mesul, ku kisha shkuar për hulumtime kanunore. Gjatë shtërngatës u struka pranë një strehe, kur nga Gojani dëgjova krismën e nji pushke drejtim Munellës. “Pikërisht nji kësi dite gushti po fluturonin dy shqiponjat rrëzë Alpeve, qe kur i sulmoi duke dalë nga një shpellë e thellë një bushtër me tri krena, të cilat nxirrnin flakë të verdhë, që digjnin gjithçka dhe me kthetra si çengela nën bark copëtonin çdo gjë të gjallë që kapnin. Shumë dragonj u lëshuan në dyluftim me bushtrën, që po sulmonte me egërsi të madhe. Dy shqiponjat, të cilat për t’u mbrojtun dhe për t’i dhanë goditje dërmuese kësaj bushtre (kulshedre) të tmerrshme, u bashkuan shpinë për shpinë, se kështu mbronin njëra-tjetrën dhe bushtrës mund t’i jepnin goditje dërmuese. Lufta qe e gjatë dhe e vështirë, sa shqiponjave iu desh të ngjesheshin shpinë për shpinë aq shumë sa të mos lenin hapësirë në shpinët e tyre. Në këtë mënyrë kulshedrës së egërsuar, por edhe tw dobësuar prej goditjeve të shkypeve të bashkuara, filloi të lemeritej, aq sa flakët e saja filluan të shuheshin, tue vjellë gjak, i cili u bashkua e me gjakosjen që kishin marrë nga ky dyluftim edhe shqiponjat, aq gjakë po kullonte sa puplave të shqiponjës tashmë dykrenare po u mpikesej mbas trupit, tue jau vështirësue përleshjen me thonj e sqepët e tyre.
Poshtw nën ta ishte një pus i thellë uji, ku u hodhën drejt tij kryeposhtë me aq shpejtësi sa ranë deri në fund të pusit të thellë, tue shkri gjakun, i cili doli mbi ujë, të cilit i dha ngjyrë të kuqe gjithë sipërfaqës së tij tue marrë formën e nji çerçafi të kuq, por mbas pak në sipërfaqe dolën edhe vetë shqiponjat dykrenare, që rrahte krahët mbi ujë që të shpërlajshin sa ma mirë puplat e tyne, që po rifitonin shkëlqimin e ngjyrës së zezë all. Njerëzit e asaj kohe u habitën nga pamja e sipërfaqës së kuqe të pusit me dy shqiponjat e zeza ngjitun shpinë për shpinë aq sa nuk shkëputeshin dot si ma parw, aq sa tani, ashtu si një trup i vetëm, me krenat e tyne qëndronin kthye drejt qiellit prej ku dielli, i përflakte kreshtat e Alpeve. Po nji plak i ditun paska pasë thanë se ”Kjo Shqiponjë dykrenash kenka e Shejt prej Zotit që na e paska çue me na mbrojtë e me na tregue edhe udhën që na pret. Drejtimi i kokës me shikim kah dielli tregon jetën e kësaj toke, kurse kryet tjetër me drejtim kah përendimi tregon se jeta e këtejme bashkë me diellin i kalon njerëzit në jetën e përtejme,-vazhdonte të shpjegonte Plaku i Ditur i Alpeve me lahutën në dorë që kishte pamjen e Kreshnikëve dragoj.“ (Shihni foton shoqëruese.)
Gratë tue kuptue shenjtëninë dhe mrekullinë, që shprehshin shqiponjat dykrenare të njësueme në një të vetme, thanë se do ta endnin në tezgjahët e qendisjet e tyre pelhurën e kuqe dhe shqiponjën e zezë dykrenare në mes të saj, që t’u prijë trimave tanë dragoj gjatë luftërave për Liri, si Flamur i shenjtë për sa të jetojë populli ynë i fisit të dragojëve të shqipeve; dhe, kështu ky flamur i veçantë, arriti shekull mbas shekulli derisa ra në dorë të princit të Krujës Arbërore, GJERGJ Kastriotit, që bashkëluftëtarët e Tij pastaj jau pasuan pastaj dragojëve të maleve, kreshnikëve malësorë në luftënat e tyre të tejzgjatuna, derisa siguruan si qw moteve autonominë e MALEVE, VETQEVERISJEN me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” (kushtetutshmërinë e tyre hyjnore). Që jau kishin lanë amanet brezave të herëshëmit që prej moteve dragojve Parailirë, Pellazgo – Ilirë!”)
Thuhej se ajo shqiponjë dykrenare kishte pasë një farw vorri si për shej, se AJO ishte e pavdekshme dhe ndër luftëra të ashpra drangojsh dilte nga ai varrë i thellëi i tyre dhe turravrap merrte pjesë në ato luftëra të lavdishme dhe me fitorën e tyne ktheheshin përsëri te vorri mamë, Dheu-mama (Demetra“), diku në thellësi të “Bjeshkëve të Namuna,” Alpeve Shqiptare”, por nuk dihej se ku me saktësi Alpeve, se vorret e mira nuk dukeshin, por thuhej se diku Kreshtës së Alpeve, si pjesë e përjetëshme e tyne.
Shenjtëria e shqiponjës dykrenare ishte aq mbresëlënëse sa e gjejmë në veshjet e grave malësore, sidomos në zhgunin e gjatë dimëror e festiv të grave Mirditore e Matjane, të cilat e kanë pasë traditë ta qendisnin shqiponjën e zezë dykrenare në atë zhgun, mes shpatullave, me një farë besimi se do të kishin forcën e shëndetin e kësaj shqiponje. Edhe në veshjen me Xhubletë të Malësisë së Mdhe dhe veshës Pultake të Iballës me Brigje e gjejmë të qendisur deri nga fundi i shek. XIX atë shqiponjë në paranikët e tyre, (por me trup më të hapur përmes një stilizimi mes gjokësit e gishtave të kthyem nga brenda këmbëv. Gjithashtu edhe në veshjen Kabashisht (me Kanac, pshtjellakkuq) të grave myslimane të Pukës, sidomos në çorapët e gjatë ku ka aq zbukurime, si dhe shqiponjën posht kanacit, pshtjellakkuq, në të cilët janë përdor aq shumë zbukurime me penjë të leshtë shumëngjyrësh deri edhe tela argjendi, apo arit.
Studiuesi i mirënjohur Jaho Brahaj në botimin e mirëpritur-Flamuri i Kombit Shqiptar, Tiranë, 2007, f. 15, sjellë burime të padiskutueshme për Shqiponjën Dykrenare, e cila ishte zbuluar: “në Rabic të Kroacisë, ku shtrihej në lashtësi fisi Ilir i JAPODËVE, “ku është zbuluar një skemë rituale e dy luftëtarëve Ilirë gdhenje në një urnë guri shqiponja dy krenare. Pllaka e zbuluar është botuar në Glaznik Zamaljskog Muzeja Bosne i Hercegovine u Sarajevu, vëllimi XXIV, Sarajevë, 1969 prej autorit D. Basler me titull “Nekropola na velim ledinama u gostilju (Donja Zeta f . 5-108. Pllaka e bronzit është e shek.VII para erws re. “
Pra, nga kjo dëshmi del që shqiponja dykrenare të jetë që para 2.700 vjetësh, gjë që ndihmon për t’i dhënë vlerë legjendës së hulumtuar rastësisht në Pozheran, Viti, Kosovë, po sjellim këtu edhe shpjegimin që bënë studiuesi J. Brahaj po te (“Flamuri….f.18: ku thekson se: “Përrallat dhe legjendat sipas mendimit të studiuesëve, nuk janë tjetër veçse tepricat e Mitologjisë së Vjetër ..”.
Muzeu Historik Pukë, 2021
____
Shënim, Kjo legjendë, në se është e mundur, don hulumtuar më tepër në të ardhmen që t’i afrohet sa më shumë origjinalit dhe mundësisht me një shtrirjes më të gjerë deri në përmasa kombëtare.