Kultivimi i kanabisit, Artan Hoxha: – Ky ishte mesazhi i kryeministrit Rama!

5 TETOR 2020

Për kultivimin këtë vit, gazetari Artan Hoxha fajin e gjen edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama që tha se do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore, që sipas tij ishte mesazh i qartë për nisjen e kultivimit.

“Në 12 qershor tha do ta miratojmë brenda këtij sesioni ligjin, pse nuk u miratua. Kur ti e thua në 12 qershor, unë që të dëgjova në maj i bëra gati fidanët dhe kur dëgjoj të dytën them se ky e paska seriozisht.

Ky nuk është mesazh i koduar, por ashiqare. Jemi në krizë, Arben Ahmetaj nuk u sjell asnjë lek, rrogat e luftës u dhanë për atë që humbën vendin e punës, po ata që ishin pa punë? Nuk është rastësi që të përkojnë këto deklarime. Pse s’u miratua ligji brenda sesionit?

Dhe pse duhet ta deklaronte? Dhe sot ia lë barrën policisë. Policia gjatë javës së kaluar në Vlorë, policia e ka mbajtur të fshehtë”, tha ndër të tjera Hoxha.