Kur datojnë panairet tona të para. –
Kur datojnë panairet tona të para
Panairet njihen si pazare periodike të gjera për shkëmbimin e prodhimeve dhe për shitjen e mallrave.
Në disa krahina të Shqipërisë, panairet e para tradicionale dëshmohen që nga shekulli XI.
Nga shek.XVII – mesi i shek.XIX ato morën një përhapje të gjerë, që nga Kosova deri në Çamëri, duke ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë monetare dhe në shkëmbimin e mallrave të krahinave të ndryshme.
Ndërsa fillimisht në panaire shkëmbeheshin kryesisht prodhime bujqësore e blegtorale, më pas zunë vend sendet e artizanatit.
Panairet më të rëndësishme ishin: i Tiranës, Prishtinës, Strugës, i Pogonit e i Ajdonatit etj.
Gjatë panaireve zhvilloheshin edhe veprimtari artistike popullore.
n.s. / dita