Kur do bëhen zgjedhjet? Manjani zbulon çfarë pritet të ndodhë dhe publikon datat kur do të zhvillohen.

09/06/2019

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se si datë e re zgjedhjesh lokale pa sforco Kushtetuese mund të ishin datat 14 ose 21 korriku, por në kushtet në të cilat ndodhet vendi sot, ku lind nevoja për një parlament pluralist, zgjedhjet duhet të bëhen në shtator ose tetor.

Sipas Manjanit, kryeministri Rama duhet të bëhet gati për dy palë zgjedhje.

Ja postimi i Manjanit:

Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik.

Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikëpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem.

Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë Shtator-Tetor është periudha e duhur…

Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën….

Pa opozitë nuk ka zgjedhje!

Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/